Le të përgatitemi për një të nesërme më ndryshe
Të jemi këtu për njëri-tjetrin
Sot e bëre hapin e parë
Bëjeni lëvizjen e duhur sot. Jini të sjellshëm me veten dhe të tjerët, ndihmoni dikë. Ndihma juaj për dikë është lumturia e pakushtëzuar. Shikoni çfarë është e nevojshme.
Për shtëpi të lumtura. Çdo familje meriton një jetë dinjitoze. Por ndonjëherë është e nevojshme ndihmë. Bëhu heroi i dikujt.
Aftësitë tuaja, koha dhe kreativiteti juaj janë superfuqitë tuaja. Përdorni ato për të ndihmuar një biznes ose organizatë të vogël. Zhvilloni veten dhe të tjerët.
Dëshira për proaktivitet në kushte të izolimit na çoi në vendimin për të qenë pjesë e edicionit të dhjetë të “Startup Weekend 2020”. Qëllimi i të cilit ishte të sfidonte konkurrentët për të krijuar zgjidhje teknike dhe digjitale që do të ndihmonin gjatë COVID-19.Duke pasur parasysh situatën aktuale të vendit tonë dhe duke u nisur nga vetja jonë, nuk qëndruam indiferentë ndaj idesë për të gjetur një zgjidhje që do të na ndihmojë të bashkohemi, të jemi një klik më afër dhurimit, ndihmës, mbrojtjes.Për këtë arsye krijuam ways2help, një platformë e cila në vete ndërthur të gjitha mënyrat se si mund t’i ndihmoni ata që kanë nevojë. Ekipi ynë ambicioz ka krijuar me sukses kontakte me të gjitha organizatat që janë aktualisht në terren dhe që ofrojnë mbështetje. Disa prej tyre janë: Veprat e vërteta të mirësisë, Hera, LGBT Tetovë, Qendra Vullnetare Shkup, Ballë për ballë.Por kjo është vetëm fillimi…